Është përshkallëzuar protesta në Tiranë.

Nga kryeministria ku qëndruan për disa orë, protestuesit kanë lëvizur në drejtim të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, në zonën e Myslym Shyrit. Ata e kanë bllokuar këtë rrugë pasi kërkojnë që të lihen të lirë miqtë e tyre, që u vunë në pranga pas protestave të ditëve më parë.

Ndërkohë gjykata në Tiranë, por edhe në rrethe, i ka cilësuar si të pa bazuara në ligj shoqërimet.

Në foto shihet një i ri i rënë në asfalt dhe mjaft forca policie.

Më herët një tjetër i ri theu simbolikisht një orë fallco Rolex ndaj deklarimeve të kryeministrit se në protesta merrnin pjesë njerëz me Rolex, iphone dhe X5.