Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, u arerstua si pjesë e një grupi të trafikut të drogës në Itali.

ilmessaggero.it raporton se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale të dedikuar në trafikun e narkotikëve.

Sipas medias italiane, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë. Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i këngëtares 40 vjeçare. Elsa Lila raportohet se mbante llogaritë e grupit.

Në këtë grup është i përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli. Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit. Çështja është nën hetim nga prokuroria.