Udhtonte me shpejtësi ‘skëterrë’, por shkaktoi aksident, arerstohet i riu në Korçë.Policia vendore arrestoi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë.Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Ravonik-Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.