Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga ballkoni i një pallati në Londër.

Adoleshenti ndodhej në shtëpinë e gjyshërve dhe se në momentin e kobshëm, ai është përkulur në ballkon për të parë yjet.

Marcel Bruchal, nga Newham, ndodhej në banesën e gjyshërve të tij në katin e shtatë të Sleaford House, një bllok banimi 19-katësh në Bow, kur u rrëzua.

Edhe pse u dërgua për ndihmën e parë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.