Kreu i njësisë së Komisionit Europian për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.

Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë.

Komentet e tij erdhën në mbledhjen e Komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Europian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë.