Pavarësisht se është pothuajse 95 vjeçe, me bashkëshortin ende të shtruar në spital, mbretëresha Elizabeth nuk harron rolin e saj udhëheqës në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbret në terren në favor të vaksinave anti-Covid me një mesazh publik historik.

Ajo pretendon të kuptojë se ka nga ata që mund të hezitojnë, por i inkurajon haptazi subjektet të vaksinohen, sepse është një detyrë të “mendojnë për të tjerët para vetes”.

Sovrania u vaksinua në janar me princin 99-vjeçar Philip – tani në spital për një infeksion që nuk lidhet me Covid – ndërsa në shkurt, trashëgimtari i fronit, Charles dhe gruaja e tij, Camilla, bënë të njëjtën gjë: gjithçka në formë publike për të mbështetur fushatën masive të vaksinimit të promovuar nga qeveria britanike e Boris Johnson.

Deklaratat e lëshuara nga “Buckingham Palace”, u regjistruan gjatë një bisede me lidhje video me menaxherët e fushatës së vaksinimit në 4 kombet e Mbretërisë së Bashkuar (Angli, Skoci, Uells, Irlandë e Veriut), të cilët mbretëresha donte t’i falënderonte personalisht .

Gjatë intervistës, Elizabeth tregoi përvojën e saj, duke nënvizuar se ajo nuk “ndihej aspak keq”, pasi kishte marrë injeksionin, por përkundrazi, tha se ndihej e “mbrojtur”.

Ajo pastaj vlerësoi shpejtësinë e fushatës së vaksinimit masiv të nisur nga qeveria Johnson në ishull që nga fillimi i dhjetorit, duke përshëndetur ata që po punojnë, por edhe miliona individë që e kanë mirëpritur administrimin e tij.

Nxitur nga bashkëbiseduesit për të treguar ndjenjat e saj personale, monarkja këmbënguli: “Sapo të merrni vaksinën, ndiheni të mbrojtur, mendoj se është shumë e rëndësishme. Sigurisht, është e vështirë për njerëzit që nuk janë vaksinuar kurrë, por ata duhet të mendojnë për të tjerët para vetes”, theksoi ajo menjëherë, duke kujtuar sigurinë kolektive nga infektimi.

Duke iu referuar në përgjithësi Covid 19, mbretëresha nuk hezitoi të skiconte një krahasim me “murtajën” e shekujve të kaluar.

“Ne e dimë se kjo është pandemia më shkatërruese në botë dhe Mbretërinë e Bashkuar në më shumë se 100 vjet dhe se tani kemi një betejë të zgjatur vaksinash kundër virusit dhe mutacioneve të tij. Ky virus është si një murtajë, ndaj vaksinohuni”, – vazhdoi ajo.

“Por unë, – saktësoi, – kam besim absolut në komunitetin mjekësor-shkencor, si këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht dhe unë besoj në një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, një referencë jo e re në kujtesën e kohërave edhe më të vështira, ato të luftës, si një burim “frymëzimi, në një farë mënyre”.

“Duke jetuar gjatë luftës – kujtoi sovrania e moshuar, – më duket që patjetër siç ishte atëherë, kur të gjithë u prekën nga e njëjta gjë”.

“Ajo që ka rëndësi, – përfundoi ajo, – është të krijoni kushtet që të gjithë të ndihen të gatshëm të pranojnë ofertën e vaksinimit, kur thirren”. Si në të kaluarën, vullnetarët në frontin e luftës.