Rajoni Autonom i Tibetit i Kinës jugperëndimore ka ndërtuar ose rinovuar rrugë rurale me një gjatësi prej 38.200 km që nga viti 2016, duke e çuar gjatësinë totale të rrugëve rurale në rajonin e rrafshnaltës në më shumë se 90.000 km deri në fund të vitit 2021, thanë autoritetet e transportit, që citon noa.al përmes agjencisë së lajmeve “Xinhua”.

Nga viti 2016 deri në vitin 2021, rajoni ndau 94.1 miliardë juanë (rreth 14.7 miliardë dollarë amerikanë) në më shumë se 3000 projekte të ndërtimit të rrugëve rurale, tha në një konferencë shtypi Feng Zhenzhong, zyrtar në departamentin rajonal të transportit.

Gjatë kësaj periudhe, 280 vendbanime dhe 2974 fshatra kishin përfituar nga infrastruktura rrugore.

Sipas Feng, aktualisht, të gjitha 74 zonat e nivelit të qarkut kanë linja autobusësh pasagjerësh, me 500 vendbanime, ose 73 për qind e totalit të rajonit, që gëzojnë shërbime të transportit të pasagjerëve.

Më shumë se 27.000 fermerë dhe blegtorë janë punësuar si punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve rurale, me rreth 97 milionë juanë të dhëna si subvencione për ta.

Tibeti ka parë një zhvillim të përshpejtuar në ndërtimin e rrugëve rurale dhe transportin në zonat bujqësore gjatë viteve të fundit.