Të paktën 50 njerëz kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale të naftës në Nigeri.

Shumë prej tyre nuk kanë mundur as të identifikohen për shkak të djegies së madhe.

Numri i viktimave mund të rritet, pas një zyrtar lokal është cituar të ketë thënë sipas agjencisë së lajmeve Reuters që më shumë se 100 njerëz janë vrarë.

Autoritetet tentojnë vazhdimisht që të ndalin përhapjen e fabrikave ilegale ku rafinohet nafta e vjedhur.

Ende nuk është bërë e qartë se çka e ka nxitur shpërthimin.