Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për dy tifozët holandezë, të akuzuar për “plagosje të rëndë” një ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord.

David Ronald Boon dhe Dennis Rene Van Hoëelingen do të qëndrojnë në qeli për shkak të përfshirjes në një sherr në një lokal në qendër të Tiranës, ku si pasojë mbeti i lënduar një shqiptar.

Ata ishin pjesë e një grupi me 8 tifozë holandezë, të cilët në gjendje të dehur dhunuan një 45-vjeçar që u detyrua të shtrohet në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra. /A2