Policia e Devollit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin Ardian Barollin, i cili u demaskua nga abcnews si pedofil pasi i kërkoi marrëdhënie seksuale një të miture, vetëm 14 vjeçe.

Policia e Korçës tha se Ardian Barolli, 47 vjeç, akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll” thuhet në njoftimin zyrtar.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në abcnews si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij”, njofton policia e cila bën thirrje që kush e ka parë të njoftojë në numrin 129 për të ndihmuar në kapjen e tij.