Pukë- Plagosja e të miturit në Pukë nuk duket dhe aq rastësisht.

Sot rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, R.C 17 vjeç ka qëlluar me armë zjarri një 11-vjeçar.

Mësohet se R.C kishte konflikte me kushëririn e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në lokalin e babait të 11-vjeçarit.

I mituri u dërgua fillimisht në spitalin e Pukës, por më pas duket se gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u nis me helikopter për në Tiranë.

Policia po punon për kapjen e 17-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.