Vlorë- Punonjësi i policisë rrugore përplas një qytetare me motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor të Vlorës.

E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.