Pavarësisht pozicionit gjeografik, nga Shëngjini në Sarandë e prej Velipojës në Vlorë, shqiptarët do të paguajnë më shumë për këto pushime verore.

Përtej faktit nëse vendi i pushimit është luksoz, mesatar apo ekonomik, rritja e çmimeve pritet të jetë rreth 30 për qind.

Nga rritja e çmimeve nuk do të preken vetëm pushuesit vendas. Sipas tur-operatorëve, rritja  çmimeve te turistët e huaj mund të përkthehet në refuzim për të ardhur në vend.

Shtrenjtimi i energjisë për bizneset në tregun e lirë, si dhe rritja e çmimit të ushqimeve e karburanteve janë disa nga arsyet që kanë çuar në shtrenjtimin e paketave turistike për këtë sezon veror.