Punimet në tunelin e Skërficës janë drejt fundit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në Facebook, në prag të nisjes së sezonit veror. Sipas Ramës rruga e re do të shkurtojë me 45 minuta edhe kohën e udhëtimit drejt Sarandës.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”.