Kamerat e sigurisë së burgut kanë kapur momentin kur një narkotrafikant është përpjekur të arratiset nga burgu, i veshur si grua.

César Ortíz, i cili njihet edhe si “Boli i lezetshëm” (Gordito lindo), arriti të mashtronte gardianët e burgut të Tacumbu, në Paraguaj, pas vizitës së një gruaje. 36-vjeçari, kreu i Klanit Rotela, u vizitua nga partnerja dhe sipas mediave lokale, gjatë vizitës private, ai ndërroi veshjen me të.

Gjithashtu, leu thonjtë, vuri qerpikë të rremë, bëri grim dhe vuri parrukë, përpara se të dilte nga dera kryesore e burgut i pashqetësuar.

Policia e pikasi disa kilometra larg burgut, duke e kthyer pas hekurave.