Policia franceze ka shkatërruar një rrjet që trafikonte lëndë të forta narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, gjatë së cilit u vunë në pranga 8 shtetas shqiptar.

Sipas të dhënave paraprake, grupi i shqiptarëve operonte në zonën e Annency në Francë dhe për arrestimin e tyre u angazhua një numër i madh policësh, pasi konsideroheshin të rrezikshëm dhe të armatosur.

Në momentin e arrestimit, bandës së shqiptarëve iu sekuestruan 1 kg heroinë, një sasi kokainë si dhe para cash të siguruara nga ky aktivitet kriminal. Hetimi ndaj tyre kishte filluar rreth një vit më parë.

Shqiptarët janë njohur me masën e sigurisë dhe mund të marrin dënime që arrijnë deri në 10 vite burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.