Zjarret në një fabrikë të madhe kimike në qytetin kinez të Shangait kanë vrarë të paktën një person. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, zjarret shpërthyen rreth orës 04:00 të së shtunës në një nga fabrikat më të mëdha të rafinimit dhe petrokimisë në vend.

Flakët përfshinë pjesë të kompleksit duke nxjerrë kolona të trasha tymi të zi në qiell.

Shangai është qendra ekonomike e Kinës dhe vetëm kohët e fundit doli nga një bllokim i rreptë pandemik që zgjati dy muaj.

Shkaku i zjarreve, që përfshiu një fabrikë etilen glikol, është ende i paqartë.

Sinopec, kompania shtetërore që operon fabrikën në periferi të Jinshan, tha se shoferi i një automjeti transporti ishte vrarë dhe një punonjës i kompanisë ishte plagosur.

Kompania tha se po monitoronte për ndikimin mjedisor dhe nuk ishte regjistruar asnjë dëmtim në mjedisin ujor përreth.

Banorët që jetojnë deri në 6 km larg raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim, raportojnë mediat lokale.

Departamenti i zjarrfikësve të Shangait dërgoi më shumë se 500 personel në vendngjarje.

Mediat shtetërore thonë se zjarret janë tani nën kontroll.