Dy aktorë nga seriali i Netflix-it, “The Chones One”, kanë vdekur pas një aksidenti të furgonit me të cilin po udhëtonin për xhirime. Ngjarja, ku mbetën të plagosur edhe 6 persona të tjera, ka ndodhur në Meksikë.

Raymundo Garduno Cruz dhe Juan Francisco Gonzalez Aguilar janë viktimat e aksidentit në zonën Mulege.

Nuk dihet se si Netflix do të procedojë me serialin e goditur nga tragjedia, për të cilën ende nuk ka një reagim zyrtar.