Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të lënduar pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në humnerë në jugperëndim të Pakistanit.

Sipas zyrtarëve lokalë, autobusi i nisur nga Raualpindi me destinacion Quettan, doli nga rruga për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe shpejtësisë së lartë.

Mes viktimave raportohet të ketë dhe gra e fëmijë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur dërgimin e të lënduarve në spital.