Një vajzë 20-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi u sulmuan brutalisht nga një tufë prej 7 qensh në Caterham, Surrey, në Britaninë e Madhe.

E plagosura u dërgua në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kjo falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë, të cilat arritën t’i neutralizonin qentë vetëm nëpërmjet armëve.  

Drejtuesit e Policisë shprehen se ky është një incident i rëndë dhe tepër shqetësues sa i përket sigurisë së komunitetit lokal nga qentë e rrugës, ndërsa u bënë thirrje pronarëve të tyre që të mbajnë qentë mbyllur në banesa.

Sipas policisë, pronarët e qenve, të cilët vrasin dikë do të përballen me një dënim prej 14 vitesh burg, gjobë të majme, ose edhe të dyja bashkë.

Ndërsa për ata, qentë e të cilëve lëndojnë dikë, mund të dënohen me deri në 5 vite burg, gjobë ose edhe të dyja bashkë.