Me Neymar që duket i bindur të largohet nga Paris Saint Germain, në të ardhmen e brazilianit shfaqet një emër i madh i futbollit.

Pasi humbi Mane, trajneri Jürgen Klopp do ta priste me krahë hapur yllin e sulmit. Sipas mediave angleze, “Reds” janë gati të bëjnë një ofertë paraprake prej 70 milionë eurosh te kampionët e Francës.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Neymar janë njoftuar për interesimin e Liverpool. Nëse zërat e merkatos kristalizohen, kjo do të ishte një prej goditjeve më të mëdha të verës.