Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë “online” me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret, për një rajon të fortë ekonomik, gati për anëtarësim në BE. Nëpërmjet grupeve të përbashkëta të punës, ne së bashku do të kapërcejmë vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energji dhe zjarret e mundshme në të tria vendet këtë verë. Sot në mëngjes, me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, biseduam edhe për krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, shkruan Kovaçevski në rrjetet sociale.