I njohur për memet dhe batutat e tij në internet, Elon Musk nuk mund të qëndronte indiferent ndaj skandalit më të fundit të djalit të Presidentit Joe Biden, të publikuar në fillim të javës në nga “Daily Mail”.

Media britanike botoi foto dhe video të gjetura në pajisjet e Hunter Biden, duke pozuar me prostituta e duke tymosur edhe pse ishte futur në një klinikë rehabilitimi. Ai duket se ka përdorur paratë e dhëna nga babai i tij për të paguar për prostitutat, të cilat u nisën nga Bostoni për në Nju-Jork për të kaluar mbrëmjen me të.

Pikërisht ky veprim, ku vajzat në fjalë kanë shkelur kufirin mes shtetit të Masaçusetsit dhe Nju-Jorkut, mund të bëjë që 52-vjeçari të akuzohet për trafik prostitucioni. Sipas “Daily Mail”, videot dhe fotot e Hunter Biden janë në zotërim të FBI-t që në dhjetor 2019. Ai është gjithashtu nën hetim për evazion fiskal, pastrim parash dhe lobim të paligjshëm për kompani të huaja.

Por situatës dramatike, sipërmarrësi dhe njeriu më i pasur në botë i shtoi doza të forta humori, duke postuar në llogarinë e tij në Twitter një foto të një personi me disa kamera të lidhura mbi kokë, me mbishkrimin: “Hunter Biden, sa herë që blen drogë dhe prostituta. 10 me yll për kinematografinë”

Fotot u publikuan për herë të parë të hënën, bashkë me foto të mesazheve të shkëmbyera mes Hunter dhe babait të tij në vitin 2018, ku i kërkonte para, për të përballuar shpenzimet e rehabilitimit dhe të ushqimeve të fëmijëve, por që më pas i shpërdoronte për drogë dhe mbrëmjet e shfrenuara.