Një burrë u qëllua për vdekje në Paris në rrugën Popincourt, në lagjen e 11-të. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë nga të shtënat, motivi i të cilave nuk dihet, edhe pse dyshohet për larje hesapesh.

Njëri nga dy sulmuesit u arrestua, ndërsa tjetri arriti ta humbiste gjurmët.

 Sipas dëshmitarëve, dy persona kanë zbritur nga një makinë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy personave të ulur në një tavolinë në lokal. I intervistuar nga shtypi francez, Antoine, menaxher i një restoranti aty pranë, tha se “pa një makinë duke mbërritur” dhe më pas përshkroi armën e përdorur, duke folur për “një mitraloz ose një kallashnikov”. Thjesht pata kohë t’i them stafit të hyjë brenda. Të gjithë ia mbathën”, shtoi menaxheri i restorantit, sipas të cilit sulmi zgjati “20-30 sekonda”.

 Të shtënat shpërthyen jashtë një bar shisha dhe ishin klientët e restorantit që bllokuan një nga dy sulmuesit, ndërsa hetimi iu besua rrethit të dytë të policisë gjyqësore të Parisit.