Zjarret kanë shpërthyer në disa zona të Britanisë në ditën më të nxehtë të saj, ku është regjistruar temperatura rekord prej 40,3 gradë celsius në Coningsby, Lincolnshire. Zjarret janë kthyer në problem serioz, ndërsa në disa zona është shkrirë edhe asfalti. Ndërkohë, shumë qytetarë kanë pushtuar bregdetin si kurrë më parë për t’u freskuar.