Paulo Dybala është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Romës. Pasi e mbylli me Juventusin pas 7 vitesh, sulmuesi argjentinas ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me verdhekuqtë për të paktën deri më 30 qershor 2025.

Argjentinasi do të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të mbajë veshur fanellën me numër 21.

Vitin që lamë pas, Dybala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje me Juventusin, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.