Familja Beckham, një nga më të famshmet në botë, ka zgjedhur Sardenjën për të kaluar disa ditë të qeta në Mesdheun e mrekullueshëm.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave rozë në këtë udhëtim ishte 48-vjeçarja Victoria Beckham, e cila edhe pse në këtë moshë ishte mahnitëse me linjat e saj. Po ashtu, edhe bashkëshorti i saj, ish-futbollisti i shumë ekipeve elitare në Europë, tregoi se vijon të ketë një kujdes të veçantë për trupin.

Në këtë udhëtim, ata ishin së bashku me djalin dhe vajzën e tyre të vogël.