Pasditen e së dielës, Ilir Meta la postin e Presidentit të Republikës, të cilin e mori Bajram Begaj, ndërsa mëngjesin e së hënës, ai ka shkuar menjëherë në selinë e LSI-së.

Mësohet se Meta do të marrë pjesë edhe në Konventën e partisë që ai krijoi, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme.

Gazetari i A2 CNN, Ergi Picaku, ka mundur t’i shkëpusë një prononcim.

Cili do të jetë roli i Metës nga sot?

Ilir Meta: Ai që presin të gjithë ata që duan triumfin e demokracisë

A do të bashkëpunoni me Berishën edhe pse u shpall “non grata” nga Britania e Madhe?

Ilir Meta: Do të bashkëpunojë me të gjithë ata që besojnë te referendumi, te sovraniteti, te populli i Shqipërisë.