Një 51-vjeçar në Tiranë ka rrahur për vdekje fqinjin e tij. Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet A.M. ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjit të tij, shtetasit N. S., 56 vjeç.

Viktima, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Konflikti ka ndodhur para tre ditësh. Autori i dyshuar i ngjarjes është konfliktuar me një femër për një vend parkimi pranë banesës së viktimës. Ky i fundit i ka folur nga ballkoni Alban Mnerit, i cili i ka kërkuar të zbriste poshtë.

Sipas dëshmitarëve, Staka ka zbritur dhe mes të dyve ka pasur konfrontim të dhunshëm. Disa orë më vonë, Staka ka ndërruar jetë në banesë.

Sipas akt-ekzpertizës paraprake, vdekja ka ardhur nga një hemorragji e brendshme, si pasojë e goditjeve që ka marrë nga Alban Mneri.