Një tjetër episod i pakëndshëm që mund të cenojë imazhin e turizmit shqiptar vjen nga Saranda, aty ku një shtetas 48-vjeçar, pronar i një restoranti të qytetit bregdetar, është tashmë në kërkim pasi sipas forcave të rendit ka kanosur me thikë, disa klientë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, për arsyeje që cilësohen si banale.

Shtetasi në kërkim është identifikuar si Alban Çobaj, ndërkohë që ende nuk dihen saktësisht motivet që kanë çuar në një akt që kujton atë të para 3 viteve, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo u konfliktua me një grup turistësh spanjollë, në një ngjarje që morri jehonë edhe përtej vendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.