Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit nën akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimin e armëve shpërthyese dhe i municionit dhe trafikimin e tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Remote”, pas një pune hetimore disajavore u bë i mundur arrestimi i shtetasit Paulin Çupi.

Ky shtetas u arrestua pranë hotel “Enkelanës” në Pogradec, ku gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Operacioni “Remote” ka startuar 6 muaj më parë, ku edhe në atë kohë u kap një tjetër person që transportonte mina me telekomandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.