Dy pilotë besohet se i ka zënë gjumi në ajër dhe nuk kanë ulur avionin në aeroport gjatë fluturimit nga Sudani në Etiopi të hënën e kaluar.

Incidenti ndodhi në avionin e Ethiopian Airlines, Boeing 737-800, që ishte nisur nga Kartumi për në Adis Ababa. Sipas CNN, avioni ishte në lartësi 11 kilometra kur nuk arriti të zbriste në aeroportin e Adis Ababas. Kontrollorët ajrorë nuk kanë mundur që të kontaktojnë me pilotët edhe pse bënë disa përpjekje. Kur avioni shmangu pistën dhe vijoi fluturimin autoritetet dhanë alarmin. Aeroplani arriti të zbriste rreth 25 minuta më vonë.

Sipas analistit të fluturimeve, Alex Macheras, tha se incidenti shqetësues ka ndodhur për shkak të mbingarkesës së pilotëve. “Lodhja nuk është gjë e re dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për sigurinë e fluturimeve”.

Pak muaj më parë dhe pilotët e dy kompanive ajrore, “Southwest Airlines” dhe “Delta Air Lines”, paralajmëruan se pilotët duhet të trajtohen për lodhjen, pasi kjo rrit rrezikun për gabime në fluturim, që rrezikon edhe jetët e udhëtarëve. Në muaj maj, gazeta italiane “La Repubblica” raportoi se një pilot i ITA ishte pushuar nga puna pasi e kishte zënë gjumi gjatë një fluturimi nga Nju-Jorku në Romë.