Tronditet sërish peshëngritja shqiptare në lidhje me përdorimin e substancave të ndaluara nga ana e peshëngritësve që marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

Evangjeli Veli ka rezultuar së ka përdorur doping në Kampionatin Europian. Shqiptarja u shpall kampione Europe më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

Në pritje të përgjigjes së testit B, Veli dhe federata Shqiptare e peshëngritjes janë pezulluar.

Nëse konfirmohet dopingu, shtangistja kuqezi rrezikon të paktën deri në 8 vjet pezullim, sepse është përsëritëse, pasi u gjet me doping edhe në vitin 2018.