Emigranti shqiptarë dhe të vendeve të tjera që shkojnë në Gjermani për një jetë më të mirë, po riatdhesohen nga autoritetet e atjeshme me ngut të madh, duke shpenzuar deri 100 mijë euro për 2 të dëbuar.

Absurdi që shtron pyetjen përse kaq ngut nga qeveria gjermane për të riatdhesuar emigrantët e paligjshëm, ka bërë që të nisin debate sociale dhe politike për mënyrën si po shpenzohen paratë e taksapaguesve gjermanë.

Agjencia e lajmeve dpa që citon noa.al, vë në dukje se në disa raste, shpenzimet për fluturimet e dëbimit arrinin në mbi 100 mijë euro për një ose dy persona që ishin të detyruar të largoheshin nga Gjermania.

Ky vend ka deportuar kundër dëshirës, mbi 6 mijë e 2000 azilkërkues vetëm në periudhën janar- qershor 2022. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Emigrantët, kryesisht djem e vajza në moshë të re, por edhe plot familjarë, janë dëbuar si refugjatë që nuk kanë përmbushur kushtet për njohje të azilit.

Raportohet se rreth 2 mijë klandestinë të tjerë, mes tyre qindra shqiptarë, po dëbohen duke u dërgua në vende të tjera, jashtë Gjermanisë dhe jashtë vendlindjes së tyre. Në të gjitha rastet, janë konsideruar klandestinë që duhen dëbuar nga vendi, pavarësisht dëshirës dhe nevojës për të qëndruar aty.

E gjithë kjo, është një valë operacionale dëbimi e cila po i kushton qeverisë federale. Rreth 600 mijë euro janë paguar vetëm për miniçarter që janë avionë që merren posaçërisht për dëbimet dhe riardhesojnë me një fluturim, rreth katër persona.

Këto fakte po kritikohen nga Partia e Majtë. Qëndrim kritik është mbajtur nga Grupi Parlamentar i Partisë së Majtë në Bundestag.

Grupi Parlamentar i Majtë ka kritikuar praktikën e mini-fluturimeve çarter: “Është e habitshme se çfarë burimesh janë të gatshme të përdorin qeveria federale dhe qeveritë e landeve, për t’i larguar njerëzit nga vendi”.

E megjithatë, qeveria nuk tërhiqet. Ministria Federale e Brendshme ka bërë të ditur për mediat gjermane se marrëveshja e koalicionit parashikon një “ofensivë riatdhesimi për të zbatuar në mënyrë më të vazhdueshme detyrimin për të larguar klandestinët nga vendi”.