Është ndarë nga jeta Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 92-vjeçare.

Agjencitë shtetërore të Rusisë raportuan se Gorbachev ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë. “Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, konfirmoi spitali në Moskë.

Gorbachev është bërë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985, ndërsa mbahet mend për zbatimin e reformave të thella politike dhe ekonomike.