Liz Truss ka fituar garën për të pasuar Boris Johnson në postin e kryeministrit britanik.

Liz Truss mundi në garën për postin e kreut të ekzekutivit rivalin Rishi Sunak, ish-ministrin e Financave në qeverinë Johnson.

Sipas të dhënave, fitorja e Truss ka qenë e bindshme, me mbi 60 mijë vota në 81326 të votuesve në total.

Truss do të vihet menjëherë nën presion për të publikuar një plan konkret për luftimin e faturave energjetike që kanë prekur qiellin. Truss pritet që të urdhërojë një ngrirje të çmimeve për energjinë në nivelet aktuale.

Liz Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në websajtin e konservatorëve. 

Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.

Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.