SHBA- 21 vjet më parë, më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një sulm terrorist, më i madhi deri tani në historinë e njerëzimit.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Mes viktimiave ishin 343 zjarrfikës dhe 60 policë, pjesa më e madhe e tyre ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Kronologjia e ngjarjeve të 11 shtatorit, i konsideruar si sulmi më i madh terrorist në historinë e njerëzimit është kjo:

-Në orën 8:46 e mëngjesit, sipas orës lokale, një aeroplan i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju jork. Përplasja krijoi një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr.

-17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore, duke krijuar një tjetër vatër të madhe zjarri.

-Pas këtyre ngjarjeve Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi mbylljen e të gjitha aeroporteve në New York dhe më vonë u mbyllën edhe urat dhe tunelet në New York.

-Në orën 9:30 Presidenti Bush që ndodhej në Florida, njoftoi popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist.

-Në orën 9:37 të mëngjesit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten ose plagosen.

-Në orën 10:05 të mëngjesit, rrëzohet kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë rrëzohet.

-Në orë 10:10 të mëngjesit, aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin e Pensilvanisë.