Të paktën 120 minatorë kanë mbetur të bllokuar për disa orën në një nga galeritë e minierës së Trepçës në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në galerinë e Stantërgut në Mitrovicë, ku minatorët u bllokuan për shkak të një problemi në furnizimin me energji elektrike.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe rikthimi i energjisë, bëri të mundur nxjerrjen e minatorëve nga galeria, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas kreut të sindikatës së minatorëve, ndërprerja e energjisë në galeri është një problem shumë i madh pasi nuk bëhet qarkullimi i ajrit.

Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.