Nëse presidenti Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të asgjësojnë të gjitha trupat dhe pajisjet ruse në Ukrainë. Janë fjalët e gjeneralit në pension dhe ish-kreut të CIA-s, David Petraeus, i cili i përgjigjet shqetësimeve në rritje për mundësinë që Putin ta çojë në një nivel tëri të rrezikshëm luftën në Ukrainë.

“Vetëm për t’iu dhënë një ide; ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje të NATO-s, një përpjekje kolektive që do të shkatërronte çdo forcë konvencionale të Rusisë që mund të identifikohet në fushëbetejë në Ukrainë, në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”, u shpreh David Petraeus.

Ish-kreu i CIA-s tha se veprimet e fundit të Putin, si mobilizimi i rezervistëve dhe aneksimi i paligjshëm i 4 rajoneve ukrainase, ishin një përpjekje e dëshpëruar përballë faktit se ai po e humbiste luftën.

Ukraina thatë dielën se kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit logjistik lindor të limanit, në një prej fitoreve më të rëndësishme në fushëbetejë gjatë javëve të fundit. Por presidenti Volodymyr Zelensky tha se suksesi i ushtrisë ukrainase nuk ishte i lumtur vetëm në rimarrjen e limanit, por edhe disa qyteteve në rajonin e Kherson ishin çliruar.

“Historia e çlirimit të limanit në rajonin  e Donetsk është bërë më popullorja në miedia. Por suksesi i ushtarëve tanë nuk kufizohet te Limani”, tha Zelensky. Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh i sigurt që Ukraina do të mund t’i bashkohet NATO-s, pasi 9 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ofruan mbështetjen për anëtarësimin e vendit. Shefi i Aleancës, Jens Stoltenber, përsëriti se çdo vendim duhet marrë me konsensus nga të 30 anëtarët e NATO-s. Në një intervistë për NBC, ai tha se Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore.