Korça, qyteti serenatave dhe bujtinave ndryshe nga sa mund të perceptohet si një vend turistik ku shumica e xhiros realizohet nga subjektet e shërbimit, rezulton që të ardhurat kryesore po i siguron nga ndërtimi dhe transporti.

Madje gjatë këtij viti këto dy fusha kanë shënuar rritje të konsiderueshme të xhiros dhe vlerës së TVSH, duke i zbritur të ardhurat e turizmit në vendin e tretë.

Kjo rritje e xhiros ndonëse nuk ka dhënë ndonjë efekt të rëndësishëm në rritjen e numrin të të punësuarve, të cilët gjatë këtij viti janë vetëm 400 më shumë se ai i kaluari, duket se ka ndikuar në rritjen e pagës.

Nisur nga këto të dhëna, përllogaritet që edhe në vitet e afërta në vijim, ndërtimi pritet të mbizotërojnë në Korçë, si faktori kryesor i të ardhurave dhe kontributeve dhe kërkesa gjithnjë në rritje për blerje të pasurive të paluajtshme të tipit banesa në këtë qytet si dhe rritja e çmimit për metër katror do të diktojnë zhvillimin më tej të këtij sektori.