Mediat greke raportojnë se një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm është arratisur nga burgu i Domokos dhe nuk dihet se ku është.

48-vjeçari shqiptar kishte dalë me leje të posaçme nga burgu grek dhe nuk është kthyer më pas përfundimit të afatit të caktuar.

Emri i shqiptarit të arratisur nuk bëhet ende me dijë, ndërkohë që tashmë është shpallur i arratisur nga autoritetet greke.

Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e një organizate kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe armëve.