Një vajzë italiane, e cila ka nisur që në moshën 12-vjeçare që të modifikojë trupin e saj me implante, tatuazhe dhe “filler”-a, shprehet se nuk pendohet aspak për ndryshimin drastik që ka bërë, pavarësisht se njerëzit i thonë se duket si kuçedër.

Chiara Dell’Abate, e cila jeton në Romë, tregon se bullizohej pa arsye kur ishte e vogël dhe vetëm kur nisi të ndryshonte pamjen e saj të jashtme, shpëtoi nga tallja e shoqërisë.

“Pashë njerëz të modifikuar në televizion kur isha 8 vjeç dhe u bëra shumë kurioze. Në moshën 12-vjeçare bëra “piercing”-un e parë dhe aty nisi gjithçka. Mësova se si të respektoj zgjedhjet e kujtdo dhe të isha më e mirë me njerëzit. Modifikimi trupor më ka dhënë shumë vetëbesim”.

Chiara ka vendosur implante në buzë, në ballë dhe në duar, si dhe ka dhjetëra tatuazhe në të gjithë trupin.