Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin për llogari të shtetit të pasurive të Redian Rrajës.

Redian Rraja është i akuzuari i SPAK si një nga atentatorët e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, në nëntorin e vitit 2019.

Në detaj, Rrajës iu sekuestruan:

Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja; Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja; Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja; Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja; Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja; Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja; Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja; Një orë dore Roleks; Shuma prej 2750 Euro.

Në atentatin e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori Ndoja, aktualisht i shkarkuar nga vetting-u, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ngjarjes. 

Këto pasuri ishin sekuestruar në tetorin e vitit të kaluar me vendim të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.