Presidenti Rexhep Taip Erdogan nuk ka humbur asnjë moment pas takimit me liderin rus, Vladimir Putin, ku u arrit një dakordësi për kthimin e Turqisë në një pikë shpërndarje të gazit rus, për rajonin dhe Europën.

Menjëherë pas takimit, Erdogan urdhëroi ministrin e Energjisë që të fillojë përgatitjet për ndërtimin e një qendre gazi sipas propozimit të kreut të Kremlinit.

Një ditë më parë, Presidenti Putin u shpreh se Turqia është rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, Rusia devijon furnizimet e destinuara për tubacionin Nord Stream nën Detin Baltik, i cili u dëmtua nga shpërthimet e muajit të kaluar.