Në Portin e Durrësit është kapur një tjetër sasi kokaine, në një ngarkesë, e ardhur nga Ekuadori. Kokaina është gjetur pas një aksioni të task-forcës.

Sipas të dhënave të para, konteineri kishte ditë që ishte nën vëzhgim, për shkak të informacioneve që kishte task-forca permanente.