Vaksina që parandalon kancerin e qafës së mitrës po kryhet në çdo qendër shëndetësore. Doza kundër virusit Papiloma Human tashmë ka hyrë në kalendarin kombëtar të vaksinimit. Ajo aplikohet në moshën 13-vjeçare, duke nisur me të gjitha vajzat që kanë lindur në vitin 2009.

Mjekët tregojnë për rëndësinë e kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, mjaft i përhapur në vendin tonë. Vaksina kundër virusit Papiloma Human do të aplikohet tek vajzat njëherësh më vaksinën tjetër të kalendarit, atë të difteri tetanozit. 

Nuk ka efekte anësore thonë mjeket veç një skuqje të lehtë në zonën e injektimit.

Nënat dhe gjyshet shprehin mendime te ndryshme në lidhje me vaksinën që parandalon kancerin e qafës së mitrës.

Nga vaksina e HPV përfitojnë çdo vit 15 mijë vajza 13-vjeçare.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm tek gratë. Edhe pse është një sëmundje e parandalueshme nëse kapet në kohë, mbetet një nga shkaqet kryesore pas kancerit të gjirit për numrin e lartë të vdekjeve ne vendin tonë.