Kaney West ka çuditur jo pak, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, ka thënë se e pëlqen dhe “e dashuron” Hitlerin, ndërsa mbrojti Nazizmin dhe mohoi Holokaustin, raporton Daily Mail.

Me një pamje të çuditshme, ku West u pa teksa mbante një maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën, ai u shpreh se:

“Unë shoh vetëm gjëra të mira te Hitleri. Çdo qenie njerëzore ka diçka me vlerë për të vënë në tavolinë, sidomos Hitleri”- Kanye West


Më tej ai vazhdoi duke shtuar se, gjermanët kanë pasur një lider të mirë në krye, ndërsa mohoi që Hitleri të ketë urdhëruar vdekjen e 6 milionë hebrenjve.

“Kjo është diçka e pavërtetë. Unë nuk po përpiqem t’ju shokoj, Hilteri ka sërë kualitetesh”. – Kanye West