Policia e Moralit e Iranit, e krijuar enkas për të bërë të detyrueshme kodin e veshjes në vendin islamik do të shpërbëhet.

Këtë e bën me dije Prokurori i Përgjithshëm, Mohammad Jafar Montazeri, deklaratat e të cilit megjithatë duhet të konfirmohen edhe nga autoritetet e tjera shtetërore.

“Policia e moralit nuk kishte asnjë lidhje me drejtësinë dhe është mbyllur nga ku është ngritur”.

Prokurori i Përgjithshëm, Mohammad Jafar Montazeri,
Të shtunën, Montazeri i tha gjithashtu parlamentit iranian se ligji që kërkon që gratë të mbajnë hixhabe do të shqyrtohet, raporton BBC.

Prej muajsh, Irani është përfshirë nga një ‘lumë’ protestash si pasojë e vdekjes së një vajze të re të mbajtur në kushte çnjerëzore në burgjet vendase.

Mahsa Amini u mbajt e mbyllur në burg nga Policia e Moralit, pasi kishte thyer të ashtuquajturin ‘kodi i veshjes’, përkatësisht me mbulimin e kokës.