Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, nën akuzën e trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “December” u bë i mundur arrestimi i shtetasit D. D. banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik.  