Ivana Knoll, Miss Kroacia e cila është bërë shumë e famshme në këtë Kupë Bote për shkak të veshjes së saj ekstravagante në stadiumet e Katarit, duket se ka gjetur rivalen e denjë në Botëror.

Bëhet fjalë për supermodelen braziliane Izabel Goulart, e cila u fotografua në shkallët e stadiumit gjatë fitores 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut.

38-vjeçarja, e fejuar me portierin gjerman Kevin Trapp, kishte zgjedhur një kostum të verdhë shumë seksi për të mbështetur djemtë e “Seleçaos”, por edhe për të sfiduar modelen kroate për titullin e tifozes më seksi të këtij Botërori.

Në çerekfinale, Brazili do të përballet pikërisht me Kroacinë dhe parashikohet një ndeshje e fortë jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit.